KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë

MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, ka intensifikuar kontrollet në barnatoret në të gjithë Kosovën për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave.

Sipas njoftimit të MINTI-t, aksioni është ndërmarrë pas ankesave të konsumatorëve për mospërputhje mes çmimit të shënuar në banderolë dhe atij të paraqitur në arkë.

Gjatë inspektimeve të realizuara sot në Komunën e Pejës, ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje janë shqiptuar gjoba. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përmes aksioneve në të gjitha rajonet e Kosovës.

MINTI ka rikujtuar se, në rastet kur çmimi i paguar nuk përputhet me çmimin e paraqitur për konsumatorin, zbatohen dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neni 26, paragrafi 9, në lidhje me nenin 137, paragrafi 1, nënparagrafi 1.11.

Sipas këtij ligji, gjobat për personat juridikë që shkelin këto dispozita mund të sillen nga 1.000 deri në 10.000 euro.

Ndërkaq, vetëm gjatë këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë pranuar mbi 20 ankesa lidhur me këtë problematikë, me një trend në rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

MINTI ka bërë thirrje që konsumatorët të raportojnë rastet e mospërputhjes së çmimeve përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000.

Ministria ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe garantimit të transparencës në treg. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.