KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Atalanta i jep fund serisë negative, Venezia mbetet pa pikë

Atalanta i jep fund serisë negative, Venezia mbetet pa pikë

Atalanta e ka ndërprerë serinë prej tri humbjesh radhazi në Serie A, pasi e ka mposhtur Venezia me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Gewiss”.

Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen në mënyrë shumë të mirë dhe ka kaluar në epërsi që në minutën e tretë. Franck Kessie ka shënuar pas asistimit të Nikola Krstovic, duke e mposhtur portierin Filip Stankovic.

Vetëm pak minuta më vonë, Krstovic është regjistruar edhe vetë në listën e golashënuesve, pasi ka shënuar me kokë pas një harkimi nga këndi të Eljif Elmas.

Atalanta e ka thelluar epërsinë në minutën e tridhjetë. Pas një pritje të portierit Stankovic ndaj goditjes së Jonathan Rowe, topi ka përfunduar te Krstovic, i cili ka shënuar nga afërsia për rezultatin 3:0 dhe golin e tij të dytë në këtë takim.

Venezia ka arritur ta ngushtojë epërsinë para përfundimit të pjesës së parë. Antoine Hainaut ka shënuar me kokë pas harkimit të Richie Sagrados, duke e çuar rezultatin në 3:1.

Në pjesën e dytë, mysafirët kanë tentuar të rikthehen në lojë dhe kanë krijuar disa raste, por portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, ka reaguar mirë për ta ruajtur epërsinë e skuadrës së tij.

Atalanta ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutat e fundit, pasi Elmas është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Thorir Johann Helgason. Megjithatë, vendasit kanë arritur ta ruajnë epërsinë deri në fund dhe t’i sigurojnë tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Atalanta është ngjitur në kuotën e nëntë pikëve në Serie A, duke fituar edhe besim para ndeshjes së së enjtes kundër Pafos në Ligën e Konferencës.

Në anën tjetër, Venezia vazhdon ta përjetojë një fillim të vështirë të sezonit. Skuadra mbetet në fund të tabelës, pa asnjë pikë pas gjashtë ndeshjeve të para të kampionatit italian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.