KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Burgjet kërkojnë amnisti për zbutje të mbingarkesës

Burgjet kërkojnë amnisti për zbutje të mbingarkesës

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet ndëshkuese korrektuese janë mbipopulluar dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm në kushtet e akomodimit, por edhe të relacioneve sociale mes të burgosurve.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në burgun e Idrizovës gjatë vitit 2025 është dyfishuar mbipopullimi, nëse krahasohen të dhënat me vitin 2024. Kapaciteti është për 1.187 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 1.402 apo 215 më shumë. Në Burgun e Shtipit duhet të ketë maksimum 139 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 255 apo 116 të më shumë. Në Shutkë, në dy reparte ka gjithsej 79 të burgosur më shumë se kapaciteti i lejuar, në Prilep 35, ndërsa në Manastir 22.

Në vend të përmirësimit të kushteve dhe zgjerimit të kapaciteteve për të siguruar kushte të dinjitetshme për të burgosurit, ashtu siç edhe rekomandon Avokati i Popullit, burgjet përpiqen krizën ta zgjidhin nëpërmjet amnistisë. Plani është që për disa vepra penale të propozohet heqja e mbajtjes së dënimit për 10 deri në 20% nga dënimi. Megjithatë, fjalën përfundimtare për këtë e ka Ministria e Drejtësisë.

Amnisti të tilla janë dhënë edhe në të kaluarën, si për shembull në vitin 2018 kur u liruan 750 të burgosur me qëllim të shkarkimit të burgjeve.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se çështja e amnistisë duhet të shikohet me kujdes. Sipas një analize të Shoqatës Maqedonase të Penologjisë lidhur me ndikimin e amnistisë, thuhet që përvojat tregojnë që nëse nuk ka risocializim të të burgosurve, shumë shpesh personat e amnistuar rikthehen sërish nëpër burgje dhe kjo nuk është zgjidhje për t’u përballur me mbingarkesën.

Pikërisht për këtë nevojitet përforcimi i sistemit të probacionit, ku një person i dënuar për një vepër penale mbikëqyret dhe rehabilitohet jashtë burgut, në vend që të vuajë dënimin në burg, kur kjo lejohet me vendim gjykate. Sistemi ekziston prej vitesh, megjithatë Komisioni Evropian ka theksuar nevojën që të zbatohet më shpesh.

Ministri paraprak i Drejtësisë Igor Fillkov ka prezantuar zgjidhjen e re ligjore, megjithatë i njëjti ende nuk është miratuar. Sipas prezantimit, kroniza e re ligjore synon të përmirësojë mbikëqyrjen dhe risocializimin e personave të dënuar, duke mundësuar zbatimin më të mirë të masave alternative ndaj burgut.

Parashikohet mbikëqyrje elektronike për personat me masën e arrestit shtëpiak, vlerësim të rrezikut dhe programe individuale për rehabilitimin e tyre, me qëllim parandalimin e përsëritjes së veprave penale. Për herë të parë, ligji parasheh edhe një kapitull të veçantë për mbrojtjen e viktimave, veçanërisht në rastet e dhunës familjare dhe asaj me bazë gjinore. /Alsat/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.