Policia e Shtetit ka dhënë informcione lidhur me mesazhin kërcënues që ka shkuar në disa institucione.
Policia njofton se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/