Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon punimet për zgjerimin dhe shtrimin e një segmenti rrugor në fshatin Kuzmin.
Sipas njoftimit të komunës, punimet po realizohen në kuadër të angazhimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Infrastrukturës.
Ecurinë e punimeve në terren e ka përcjellë nga afër drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku.
Komuna ka bërë të ditur se punimet po monitorohen në vazhdimësi, me qëllim që realizimi i kontratës të jetë në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike.
“Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/