KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit

Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit “Shën Apostulli Pali” është legalizuar në kadastër dhe do të marrë certifikatë pronësie.

“Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar!

Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar!

Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA “Aerodromi” dhe “TAV”, së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve Ligjore dhe institucione të tjera qeveritare punuan me përkushtim për të regjistruar më në fund Aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pali” në kadastër dhe për të marrë më në fund një certifikatë pronësie për këtë objekt strategjik”, shkruan Nikolloski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.