KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parkim falas në Qendër të Shkupit për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

Parkim falas në Qendër të Shkupit për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

Parkingjet në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Më 01.01.2026 (e enjte) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga PE POC do të jenë falas për të gjithë qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit në parkingje dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e PE POC do të rifillojnë më 02.01.2026 (e premte) me orar normal pune.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e martë), 07.01. (e mërkurë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” do të jenë falas për qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit dhe lëshimi i kontratave në Drejtori do të rifillojnë më 08.01.2026 (e enjte) me orar normal pune.

Depoja “Pajak” e shërbimit NP “POC” do të funksionojë 24/7 gjatë festave, si dhe parkingjet e mbyllura “Dilajla” me pagesë automatike dhe “Trgotekstil”, ku pagesa do të bëhet sipas regjimit të rregullt./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.