Atletico Madridi dhe Juventusi janë ndër klubet që po monitorojnë situatën e sulmuesit të Arsenalit, Noni Madueke, pas fillimit të vështirë të sezonit për anglezin, raporton “The Telegraph”.
24-vjeçari është aktivizuar kryesisht si zëvendësues në Ligën Premier dhe ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje kampionale këtë sezon.
Mungesa e minutave të rregullta ka bërë që disa klube të vlerësojnë mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Atletico Madridi dhe Juventusi thuhet se e kanë ndjekur prej kohësh reprezentuesin anglez, ndërsa në garë mund të përfshihen edhe klube të tjera në javët në vijim.
Madueke iu bashkua Arsenalit nga Chelsea verën e kaluar për rreth 50 milionë euro dhe sezonin e kaluar regjistroi 16 paraqitje si titullar në Ligën Premier.
Ai gjithashtu ishte pjesë e Përfaqësueses së Anglisë në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/