KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Respekte vlla”, Granit Xhaka reagon pas pensionimit të Valon Berishës

“Respekte vlla”, Granit Xhaka reagon pas pensionimit të Valon Berishës

Mesfushori i Sunderlandit Granit Xhaka i ka uruar suksese Valon Berishës, i cili u pensionua nga Kombëtarja e Kosovës.

Në një ceremoni përshëndetëse para ndeshjes me Austrinë, Berisha nuk arriti t’i mbajë lotët derisa duartrokitej nga tifozët e Kosovës.

Berisha ishte një nga lojtarët e parë që erdhi te Kosova kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, si dhe do të mbahet mend gjithnjë si golashënuesi i parë në histori, me atë goditjen e famshme ndaj Finlandës.

E një ndër reagimet e ka bërë edhe vetë Xhaka, i cili përmes një “InstaStory” i uroi suksese Berishës.

Ndër të tjera, ai shkroi “Suksese vlla”.

Ndërkohë, Kosova u ndalë në një barazim me Austrinë, sfidë ku padyshim merituam më shumë, por austriakët morën një pikë falë një goli me fat./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.