KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Portugalia ndryshon kapitenin pas largimit të Ronaldos – ja kujt iu besua shiriti

Portugalia ndryshon kapitenin pas largimit të Ronaldos – ja kujt iu besua shiriti

Bruno Fernandes do të jetë kapiteni i Portugalisë në ndeshjet e ardhshme, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombwtares.

Federata Portugeze e Futbollit ka korrigjuar njoftimin e saj fillestar dhe ka konfirmuar se shiriti i kapitenit do t’i besohet mesfushorit të Manchester Unitedit, duke e lënë pas Ruben Diasin, i cili ishte përmendur fillimisht për këtë rol.

Kështu, Fernandes do të marrë përsipër të udhëheqë Portugalinë në fushë në mungesë të Ronaldos. Ai do të mbajë shiritin e kapitenit si te Kombëtarja, ashtu edhe te Manchester Unitedi.

Vendimi vjen në një periudhë të trazuar për Portugalinë, pasi Ronaldo u largua nga grumbullimi pas përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus.

Tani, vëmendja do të jetë te Fernandes, i cili do të ketë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën portugeze pa yllin e saj kryesor./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.