KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A duhet hequr gjithmonë dhëmbi i pjekurisë? Shpejgon stomalogou Lenjani

A duhet hequr gjithmonë dhëmbi i pjekurisë? Shpejgon stomalogou Lenjani

Dalja e dhëmbëve të pjekurisë shpesh shoqërohet me dilemë nëse ata duhet të largohen menjëherë.

Megjithatë, stomatologu dhe kirurgu oral Berat Lenjani në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati thotë se prania e tyre nuk nënkupton automatikisht nevojën për ndërhyrje.

“Heqja e dhëmbit të pjekurisë rekomandohet vetëm kur ai shkakton telashe. Në momentin që dhëmbi i pjekurisë nuk shkakton telashe, nuk është e nevojshme të bëhet largimi i tij”, tha Lenjani.

Ai tregoi se ka persona që arrijnë edhe në moshë të shtyrë duke i pasur dhëmbët e pjekurisë, pa pasur nevojë për largimin e tyre.

Ndërhyrja mund të bëhet e nevojshme kur hapësira në nofull është e pamjaftueshme dhe dhëmbi nuk mund të pozicionohet siç duhet.

Në pjesën tjetër të diskutimit, Lenjani përmend edhe infeksionin e mishit përreth dhe dëmtimin e dhëmbit fqinj si probleme që mund të lidhen me dhëmbët e pjekurisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.