Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është miratuar ndarja e mjeteve në vlerë 200 mijë euro për ndërtimin e urës në rrugë “Agron Mehmeti” në Drenas.
Fillimisht, kryeministri Albin Kurti ndau pikën para ministrave dhe zv.ministrave, derisa projektin e prezantoi zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, raporton Telegrafi.
Morina deklaroi se ndërtimi i kësaj ure do të lehtësoj jetën e qytetarëve të disa fshatrave përrreth.
Andaj, kabineti qeveritar votoi pro ndarjes së mjeteve për këtë urë, derisa ku financim do të jetë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit. /Telegrafi/