Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:30.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/