KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Punime në rrugën drejt Aeroportit të Prishtinës, paralajmërohen vonesa në qarkullim

Punime në rrugën drejt Aeroportit të Prishtinës, paralajmërohen vonesa në qarkullim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se gjatë të mërkurës dhe të enjtes do të ketë ngadalësim të qarkullimit në rrugën që çon drejt aeroportit, për shkak të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen në pjesën e rrugës nga rrethi i Sllatinës, ku qarkullimi i automjeteve pritet të jetë më i ngadalësuar.

Për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur bllokimet, është hapur një rrugë ndihmëse anësore, përmes së cilës mund të qarkullohet në drejtim të aeroportit dhe në kthim.

Aeroporti u ka bërë thirrje udhëtarëve që të planifikojnë nisjen më herët, në mënyrë që të shmangin vonesat e mundshme dhe të kenë kohë të mjaftueshme për të arritur në kohë për fluturimet e tyre.

Gjithashtu, udhëtarëve u është rekomanduar që, sipas mundësive, të përdorin rrugët alternative dhe të ndjekin sinjalistikën si dhe skicën udhëzuese të vendosur për orientimin e qarkullimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.