Një person ka humbur jetën në Klinë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/