Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë në Mamushë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, është plagosur nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”. /Telegrafi/