KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes sot do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Bashkimi Kombëtar”, “Jakup Ceraja” dhe “Hasan Prishtina”, si dhe në fshatrat Trepçë dhe Rahovë. Intervenime do të ketë edhe në rrugët “Kralja Milutina” dhe “Obiliçeva” në Zveçan.
Në rrjetin e kanalizimit, ekipet do të intervenojnë në rrugët “Bashkimi Kombëtar”, “Luan Haradinaj”, “Lah Nimani” dhe “Fadil Deliqi”, si dhe në rrugën “Kralja Petra I” në Mitrovicë dhe në fshatin Zhitkovc në Zveçan.
KRU “Mitrovica” paralajmëron se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që në këtë rast ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/