Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Institucioni Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë është pajisur me sistem ftohës dhe rafte inox për ruajtjen e sigurt të ushqimit, në shërbim të 13 anekseve të këtij institucioni.
Sipas njoftimit, projekti ka një vlerë prej 10 mijë eurosh dhe është realizuar falë mbështetjes së Klubit Rotarian Gjakova-Çabrati.
Nga Komuna bëhet e ditur se pajisjet synojnë të përmirësojnë kushtet për ruajtjen e ushqimit dhe shërbimet për fëmijët që frekuentojnë këtë institucion.
Komuna e Gjakovës ka shprehur mirënjohje për Klubin Rotarian Gjakova-Çabrati, duke vlerësuar kontributin e tij në mbështetje të institucioneve parashkollore dhe komunitetit. /Telegrafi/