KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike

Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, shqyrtoi informacionin për situatën e krijuar si pasojë e avarisë teknike në ndërtesën e “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura tetë institucione shtetërore, si dhe për aktivitetet e ndërmarra deri më tani dhe ato të planifikuara për sanimin dhe normalizimin e plotë të kushteve për punë.

“Duke i marrë parasysh pasojat, veçanërisht depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, si dhe nevojën për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme teknike dhe të sigurisë përpara rikthimit të objektit në funksion të rregullt, Qeveria miratoi konkluzion me të cilin u rekomandohet institucioneve të vendosura në objekt që ta riorganizojnë punën e tyre të përditshme, përkatësisht të punësuarit përkohësisht t’i kryejnë detyrimet e tyre të punës përmes punës nga shtëpia, pa praninë fizike në ndërtesë”.

“Kjo masë ndërmerret ekskluzivisht për arsye parandaluese dhe të sigurisë, me ç’rast prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së të punësuarve, paralelisht me vazhdimin e papenguar të proceseve të punës dhe funksionimin e institucioneve. Shërbimet kompetente punojnë intensivisht për sanimin e pasojave dhe krijimin e kushteve për kthimin e sigurt dhe të plotë të të punësuarve në objekt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.