KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova vazhdon me përgatitjet për Izraelin, Aro Muric stërvitet vetëm

Kosova vazhdon me përgatitjet për Izraelin, Aro Muric stërvitet vetëm

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për përballjen ndaj Izraelit.

Në Debrecen, “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e radhës para sfidës që do të luhet të enjten në Hungari.

Përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që i ka pasur në dispozicion, përpos portierit Arijanet Muric, i cili ka zhvilluar stërvitje të lehtë pas lëndimit që pësoi me Austrinë.

“Dardanët vazhdojnë përgatitjet në Debrecen!

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.

Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa Arijanet Muriq, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë, ka zhvilluar vetëm stërvitje të lehtë nën përkujdesjen e trajnerit atletik”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Ndërkohë, Albian Hajdari siç u njoftua më herët është larguar nga grumbullimi derisa Leon Avdullahu mungon përkohësisht shkaku i arsyeve personale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.