KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një fëmijë gjendet pa shenja jete në Treboviq të Pejës, policia heton rastin

Një fëmijë gjendet pa shenja jete në Treboviq të Pejës, policia heton rastin

Një fëmijë është pranuar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se një fëmijë ishte sjellë pa shenja jete.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq të Pejës, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Rugova.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Policia dhe Prokuroria po merren me sqarimin e rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.