KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me 1,410 euro dhe e dorëzon në polici

Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me 1,410 euro dhe e dorëzon në polici

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me 1,410 euro dhe dokumente personale, të cilën e ka dorëzuar në Polici.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 19:20, kur kuleta e humbur është dorëzuar në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.

Sipas Policisë, kuletën e kishte gjetur në një market qytetari Selami Grki, i cili më pas e kishte dërguar menjëherë në stacionin policor.

“Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni. Ai e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Në kuletë ndodheshin 1,410 euro dhe dokumente personale. Përmes dokumenteve identifikuese, Policia arriti ta kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe mori kuletën së bashku me paratë.

Pronari, sipas Policisë, shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetarit, si dhe për angazhimin e zyrtarëve policorë.

Policia e ka cilësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e ndershmërisë dhe solidaritetit në komunitet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.