Konsumatorët në një pjesë të rrugës “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti në gypin me diametër Ø200 milimetra.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit përfshin segmentin nga ETC deri te Euromedi, në anën e djathtë të rrugës.
Sipas njoftimit, ekipet teknike të Njësisë Operative të Ujësjellësit në Fushë Kosovë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
“Po bëjmë të pamundurën që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/