Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se që disa vite e kishte shantazhuar viktimën, duke i kërkuar para.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë / 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vite e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para, ku deri me tani viktima i ka dhënë një shumë të konsideruar parash”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/