Policia në Pejë ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar të dhunimit.
Sipas raportit policor, viktima grua ka deklaruar se në muajin shkurt ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me një mashkull me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/