KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbeturinat largohen nga rruga “Isa Kastrati”, qytetarët paralajmërohen për gjobë prej 500 eurosh

Mbeturinat largohen nga rruga “Isa Kastrati”, qytetarët paralajmërohen për gjobë prej 500 eurosh

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka larguar mbeturinat voluminoze të hedhura në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina voluminoze në hapësirat publike.

“Ju lusim qytetarë, MOS HEDHNI MBETURINA VËLLIMORE NË HAPËSIRA PUBLIKE”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, paralajmëron më tej KRM “Pastrimi”.

Kompania ka publikuar edhe pamje nga rruga “Isa Kastrati”, ku shihet ndërhyrja për largimin e mbeturinave. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.