Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrje publike për punësimin e ndërmjetësve arsimorë romë për të mbështetur arsimimin e romëve nga familjet socialisht të pafavorizuara ose që kanë qenë jashtë sistemit arsimor për një kohë të gjatë deri më 7 tetor.
Thirrjet kërkojnë 50 ndërmjetës në shkollat fillore dhe 35 në shkollat e mesme për të mbështetur nxënësit romë këtë vit shkollor.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqarojnë se roli i ndërmjetësit arsimor është të ndihmojë dhe të ndërmarrë aktivitete për të përmirësuar ndërgjegjësimin për mundësitë dhe aksesin në shkolla, të zhvillojë takime të rregullta për të sensibilizuar popullsinë dhe punonjësit e shkollave për specifikat dhe nevojat e grupeve të cenueshme në fushën e arsimit. Ai gjithashtu bashkëpunon rregullisht me bashkëpunëtorë profesionalë dhe mësues për të përmirësuar arritjet e nxënësve dhe ndërmerr aktivitete për të zvogëluar braktisjen e shkollës nga nxënësit.
Mediatorët arsimorë në shkollat fillore do të jenë të angazhuar në komunat: Shuto Orizare, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Veles/Gradsko, Kavadar, Kriva Pallankë, Ohër, Negotinë, Ilinden dhe Radovish.
35 ndërmjetës arsimor do të punësohen përkohësisht edhe në shkollat e mesme në: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Ohër, Strugë, Veles, Negotinë dhe Kavadar./Telegrafi/