MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Berovë, në të cilën ka ndërruar jetë një 83-vjeçar.
“Sot (28.09.2026), në orën 06:25, NJPB Berovë është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të S.B. (83) në Berovë.
Zjarrin e ka shuar NJTZ Berovë, ndërsa, sipas njoftimit, si pasojë e intoksikimit nga tymi ka ndërruar jetë S.B. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Berovë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë”, thonë nga MPB./Telegrafi/