Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 është rikthyer në operim pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të remontit vjetor.
Sipas KEK-ut, njësia ka përfunduar procesin e startimit dhe është sinkronizuar me rrjetin elektrik.
Aktualisht, A3 është në operim të rregullt, ndërsa gjendja operative e saj është stabile dhe parametrat teknikë janë brenda vlerave të planifikuara, ka bërë të ditur KEK.
Korporata Energjetike e Kosovës ka falënderuar punonjësit dhe ekipet profesionale e teknike të angazhuara në realizimin e remontit, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre në përfundimin e aktiviteteve të planifikuara.
Rikthimi i njësisë A3 në operim vjen pas përfundimit të remontit vjetor të saj. /Telegrafi/