Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mbërrijnë në ndërtesën e Kuvendit, ndërsa seanca plenare, e paraparë të nisë në orën 11:00, ende nuk ka filluar.
Siç mëson Telegrafi vonesa në nisjen e seancës lidhet me konsultimet ndërmjet subjekteve politike lidhur me deklaratën e përbashkët që pritet të dalë nga Kuvendi për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në rendin e ditës së seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026.
Ndërkohë, deputetët po vazhdojnë të mbërrijnë në Kuvend, ndërsa pritet që pas përfundimit të konsultimeve të nisë seanca plenare. /Telegrafi/



