Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,529 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 31 patentë shoferë gjatë javës së kaluar, përkatësisht nga 21 deri më 27 shtator 2026.
Sipas Policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 18 aksidente në rajonin e Ferizajt.
Prej tyre, 10 aksidente kanë qenë me lëndime, ku janë lënduar 14 persona, ndërsa tetë aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.
Në të njëjtën kohë, Policia u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose numrit kujdestar 192. /Telegrafi/