Nëse jeni duke kërkuar një mundësi të re pune, konkurset e kësaj jave në Telegrafi Jobs sjellin pozita në fusha të ndryshme, nga media dhe gazetaria, te logjistika, transporti dhe shitja me pakicë.
Pozitat janë të hapura në Prishtinë, Gjilan, Viti dhe Pozhoran, duke u dhënë kandidatëve me profile dhe përvoja të ndryshme mundësi për të gjetur një angazhim që përputhet me aftësitë e tyre.
Dy mundësi pune në Dardania Logistics: Transport dhe Depo
Dardania Logistics ka hapur dy pozita pune në Prishtinë për Koordinator Transporti dhe Depoist.
Për Koordinatorin e Transportit kërkohen aftësi të mira organizative, komunikim me klientë dhe partnerë, si dhe përvojë në transport apo logjistikë. Ndërsa pozita e Depoistit përfshin pranimin, sistemimin dhe përgatitjen e mallrave për shpërndarje.
Të dyja pozitat janë me orar të plotë dhe ofrojnë mundësi për kandidatët që duan të zhvillohen në sektorin e logjistikës.
Viva Fresh Store me pozita të hapura në Viti, Gjilan dhe Pozhoran
Mundësi të reja pune këtë javë ofron edhe Viva Fresh Store, me disa pozita të hapura në lokacione të ndryshme.
Në Viti, kompania kërkon Sektorist/e dhe Arkatare, ndërsa të dyja pozitat janë me orar të plotë.
Në Gjilan është hapur konkursi për pozitën Pranues malli, gjithashtu me orar të plotë.
Ndërkaq, për kandidatët nga Pozhorani dhe rrethina janë të hapura pozitat Sektorist/e dhe Arkatare.
Aplikimi për pozitat e Viva Fresh Store bëhet përmes platformës së kompanisë, ndërsa konkurset mund të gjenden edhe në Telegrafi Jobs.
Karrierë në media? Telegrafi hap dy pozita për edicionin e Diasporës
Nëse e shihni veten në një rol aktiv në media dhe raportim, Telegrafi ka hapur dy mundësi të reja në ekipin editorial të edicionit të Diasporës: Redaktor Përgjegjës dhe Gazetar/e.
Fokusi i punës do të jetë te zhvillimet dhe temat që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me vëmendje të veçantë në Zvicër. Për pozitat kërkohen aftësi të mira në shkrim, njohuri të gjuhës gjermane dhe përvojë relevante në media.
Afati për aplikim është 2 tetor 2026.
Për më shumë informacione rreth këtyre konkurseve dhe mundësive të tjera të punës, vizitoni Telegrafi Jobs, ku publikohen vazhdimisht pozita të reja nga kompani dhe sektorë të ndryshëm.
Kordinator Transporti

Depoist

Sektorist/e

Arkatare

Pranues malli

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës
