KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Driton Kuka me mesazh të fortë: Ndrrimi i gjeneratave po ndodh me sukses

Driton Kuka me mesazh të fortë: Ndrrimi i gjeneratave po ndodh me sukses

Driton Kuka ka nisur javën me një mesazh ku ka veçuar sukseset e gjeneratës së re të xhudos kosovare, por njëkohësisht ka ngritur shqetësimin për problemet që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Trajneri i njohur kosovar ka publikuar një fotografi nga Ballkaniku U23, i mbajtur në Pejë, ku Kosova pati paraqitje dominuese në konkurrencën me 10 shtete pjesëmarrëse.

“Për një javë të mbarë… Me foton nga Ballkaniku U23 i mbajtur në Pejë ku Kosova dominoi në një konkurrencë prej 10 shteteve pjesëmarrëse ju urojmë fillim të mbarë të javës”.

“Gjenerata e re po del në sipërfaqe duke treguar që ndërrimi i gjeneratave po ndodh me sukses!”.

Megjithatë, Kuka më pas ka ngritur një tjetër çështje, duke shprehur pakënaqësi për problemet që, sipas tij, vazhdojnë sa i përket përmbushjes së obligimeve ndaj federatës.

“Në anën tjetër… Po hyjmë në 3-mujorin e fundit për pak ditë, por problemet me TM, fjala është në kryerje të obligimeve për federatën, s’po ndalen aspak! Për më tepër, as përgjigje çka po ndodh s’kemi!”, shkroi Kuka./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.