KRU “Prishtina” ka zgjeruar flotën e saj të autoparkut me 20 mjete të reja, në kuadër të investimeve për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve operative.
Sipas kompanisë, flotës i janë shtuar 10 vetura, shtatë kamioneta, dy ekskavatorë dhe një autobot.
Vlera e këtij investimi është mbi 1 milion euro.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se mjetet e reja do të përdoren për rritjen e efikasitetit të ekipeve në terren, përmirësimin e reagimit ndaj intervenimeve dhe kërkesave të konsumatorëve, si dhe për forcimin e kapaciteteve operative të kompanisë.
“Këto mjete do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të ekipeve në terren, përmirësimin e reagimit ndaj intervenimeve dhe kërkesave të konsumatorëve, si dhe në fuqizimin e kapaciteteve operative të kompanisë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania e ka cilësuar këtë investim si një hap drejt modernizimit të flotës dhe përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët. /Telegrafi/