KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave

Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Stërvitja do të mbahet në kompleksin e EULEX-it, në zonën industriale të Prishtinës, ndërsa është pjesë e aktiviteteve të rregullta të reaguesve të sigurisë në Kosovë.

Gjatë ushtrimit parashihet dislokimi i personelit dhe pajisjeve në zonën e stërvitjes. Sipas njoftimit, qëllimi është avancimi i gatishmërisë operacionale dhe forcimi i bashkëpunimit e ndërveprimit ndërmjet reaguesve të sigurisë.

Stërvitja zhvillohet në përputhje me standardet evropiane dhe synon rritjen e koordinimit ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.