Katër persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Sainte-Brigide-d’Iberville, rreth 50 kilometra nga Montreali, në provincën e Quebec-ut, Kanada.
Shërbimet e emergjencës thanë se kur mbërritën në vendngjarje, helikopteri ishte përfshirë nga flakët dhe të katër personat në bord u gjetën të vdekur.
Viktimat ende nuk janë identifikuar.
Sipas policisë, helikopteri dukej se ishte në pronësi private.
Hetimi po drejtohet nga njësia e krimeve të rënda e Policisë së Quebec-ut, në bashkëpunim me ekspertët e vendngjarjes dhe Komisionin e Sigurisë së Transportit të Kanadasë.
Zjarri u vu nën kontroll rreth një orë pas njoftimit, ndërsa autoritetet vazhduan punën në vendin e aksidentit.
Policia tha se identifikimi i viktimave mund të zgjasë disa ditë. /Telegrafi/