KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

Tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë dalë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi.

“Kuq e Zinjtë” morën një fitore të madhe prej 2-0, për t’ia nisur me këmbë të mbarë Ligën C të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, tribunat ishin të mbushura me flamuj kombëtarë dhe gjatë ndeshjes u shfaq baneri me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Mesazhi i tifozëve vjen në dritën e reagimeve dhe protestave që kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Përndryshe, edhe gjatë ndeshjes vazhdimisht tifozët bërtitën “UÇK, UÇK”. Përpos kësaj kishte edhe banerë të tjerë si “Prangat e përkohshme, Historia e përjetshme”.

Kujtojmë, Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Pas tre ditëve, është mysafir i kësaj së fundit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.