KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qofte me kungullesha, gati për vetëm 20 minuta

Qofte me kungullesha, gati për vetëm 20 minuta

Nëse kërkoni një recetë të shpejtë, të lehtë dhe të shijshme, këto qofte me kungullesha janë një zgjedhje ideale.

Përgatiten për vetëm 20 minuta, janë krokante nga jashtë dhe të buta brenda.

Përbërësit

  • 350 g kungulleshka të grira
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 vezë
  • 60 g miell tërshëre
  • ½ lugë çaji pluhur qepësh
  • 100 g djathë Cheddar të grirë
  • Piper i zi i sapobluar
  • 1 lugë gjelle qepë të njoma, të grira imët
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  1. Vendosni kungulleshkat e grira në një kullesë, shtoni kripën dhe lërini për rreth 10 minuta. Më pas shtrydhini mirë me duar ose me një napë, në mënyrë që të largoni sa më shumë lëng.
  2. Në një enë përzieni kungulleshat me vezën, miellin e tërshërës, pluhurin e qepës, djathin Cheddar, piperin dhe qepët e njoma.
  3. Formoni me duar rreth 8 qofte të vogla dhe të sheshta.
  4. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan në temperaturë mesatare. Skuqini qoftet për 2–3 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
  5. Shërbejini të ngrohta, të shoqëruara me salcën tuaj të preferuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.