KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

Pesë emigrantë humbën jetën tragjikisht në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Mësohet se ata humbën jetën pasi u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë.

Ndërkohë, pesë të tjerë u shpëtuan.

“Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen në territorin slloven”, shpjegoi policia kroate.

Kroacia është pjesë e një rruge të ndjekur nga emigrantët e parregullt që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.

Mbi 12,500 njerëz morën “rrugën ballkanike” në vitin 2025, sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), një numër i ulur me 42% krahasuar me vitin 2024.

Që nga viti 2014, më shumë se 400 njerëz kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë udhëtimit përgjatë kësaj rruge, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i përket sistemit të OKB-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.