KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump për sulmin e supozuar të Ukrainës në shtëpinë e Putinit: Isha shumë i zemëruar për këtë

Trump për sulmin e supozuar të Ukrainës në shtëpinë e Putinit: Isha shumë i zemëruar për këtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin i tha atij se Ukraina u përpoq të sulmonte rezidencën e Putinit në Rusinë veriore, gjë që Kievi e ka mohuar.

“Nuk më pëlqen. Nuk është mirë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se akuza mund të ndikonte në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen.

“Mësova për këtë nga presidenti Putin sot. Isha shumë i zemëruar për këtë. Është një periudhë delikate kohore. Kjo nuk është koha e duhur. Është një gjë të jesh ofendues, sepse ata janë ofendues. Është një gjë tjetër të sulmosh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për të bërë asgjë nga këto”, tha ai.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë provë për një sulm të tillë, Trump tha: “Do ta zbulojmë”.

Ai e përshkroi telefonatën e tij me Putinin më herët të hënën si një “bisedë shumë të mirë”.

“Kemi disa çështje shumë të mprehta”, tha Trump në lidhje me bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.