Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në Dragash.
Rasti ka të bëjë me dhunim/materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
“Dragash / 10.09.2026 – NN. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra, pasi dyshohet se janë përfshirë në raste”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit viktima e rastit është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/