Ekipet e NPL “Fushë Kosova” kanë vazhduar edhe sot punën në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Ndërhyrjet janë realizuar në Parkun te QMF 1, në hapësirat përreth Stadiumit “Ekrem Grajqevci”, si dhe në rrugën “Tahir Zemaj”, ku është pastruar pika e mbeturinave.
Nga NPL “Fushë Kosova” kanë theksuar se puna në terren po vazhdon çdo ditë, me fokus në një qytet më të pastër dhe më të mirëmbajtur. /Telegrafi/