Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar sonte nga Shadërvani, ku një numër i madh qytetarësh u mblodhën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Totaj tha se historia çlirimtare dhe sakrifica për lirinë e Kosovës duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet, duke shprehur mbështetjen për UÇK-në dhe për, siç u shpreh ai, “pastërtinë e luftës së saj”.
“LIRIA KA EMËR!”, shkroi Totaj, ndërsa mesazhin e tij e përmbylli me: “JO NË EMRIN TIM!. /Telegrafi/