Komuna e Gjilanit ka njoftuar për bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Më 26 shtator 2026, segmenti i rrugës nga Soliteri deri te rruga “Nënë Tereza” do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00, për shkak të punimeve.
Qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin rrugët alternative gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/