Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Pejë, i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, më 25 shtator 2026, rreth orës 09:00, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet F.B.
I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të parapara ligjore, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh.
Policia Rajonale në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe në lokalizimin e arrestimin e personave të kërkuar, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike. /Telegrafi/