KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat

Gjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat

Drejtoria për Inspektime e Komunës së Gjakovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vendosë kamera në lokacionet publike ku hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme.

Sipas Komunës, masa synon parandalimin e krijimit dhe zgjerimit të deponive ilegale të mbeturinave, si dhe identifikimin e personave që ndotin hapësirat publike.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtori i Inspektimeve, Ervin Shabani, është takuar me kapitenin Ramë Beka, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Gjakovë, dhe kapitenen Mergime Dobra, shefe e Sektorit të Operativës.

Komuna ka bërë të ditur se pamjet nga kamerat do të shërbejnë për identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj tyre.

“Vendosja e kamerave do të ndihmojë në identifikimin e personave që ndotin mjedisin, ndërmarrjen e masave ligjore ndaj tyre dhe parandalimin e krijimit të deponive të reja”, thuhet në njoftim.

Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë rastet e hedhjes së paligjshme të mbeturinave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.