KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Këngëtari Noga pritet në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në zyrën e tij

Këngëtari Noga pritet në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në zyrën e tij

Këngëtari i njohur kosovar Noga, emri i vërtetë i të cilit është Agon Abdullahu, është pritur në takim nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në fotografi, Noga dhe Sveçla shihen së bashku në ambientet e zyrës së ministrit, ndërsa nga postimi nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temën e takimit.

Krahas imazhit, këngëtari ka shkruar një mesazh ku e cilëson Sveçlën si mik të familjes.

“Me zyrë me Ministrin e Mbrendshëm të Policisë Kosovës, mikun e familjes, #xhelalsveçla”, ka shkruar Noga në mbishkrimin e fotografisë.

Noga ka qenë aktiv në skenën muzikore kosovare vite më parë, ndërsa kohëve të fundit është më pak aktiv në muzikë dhe nuk ka publikuar projekte të reja muzikore.

Takimi me ministrin Sveçla ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të këngëtarit, veçanërisht për shkak të paraqitjes së tyre së bashku në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.