Një pjesë e qendrës së Zubin Potokut ka mbetur pa rrymë, pas një aksidenti mëngjesin e sotëm kur një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, raporton Zubin Potok info.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për këtë medium se shoferi ka pësuar lëndime të lehta.
Zëdhënësja e kompanisë “Elektrosever”, e cila furnizon me rrymë katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, Jovana Jovanoviq, ka bërë të ditur se ekipet ndodhen në terren. Sipas saj, stabilizimi i furnizimit me energji elektrike pritet të bëhet së shpejti.