KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 500 palë veshmbathje u shpërndahen fëmijëve në nevojë në Gjilan

Rreth 500 palë veshmbathje u shpërndahen fëmijëve në nevojë në Gjilan

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka vazhduar me mbështetjen e familjeve që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, sot janë shpërndarë rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë.

Sipas Komunës, kjo nismë synon të adresojë nevojat e familjeve në gjendje të vështirë sociale dhe të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se mbështetja e kategorive në nevojë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve mbeten pjesë e angazhimit institucional, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e masave dhe iniciativave për fuqizimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.