KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Andonovski: Qytetarët do të kenë qasje në dokumentet e tyre direkt nga telefoni i tyre

Andonovski: Qytetarët do të kenë qasje në dokumentet e tyre direkt nga telefoni i tyre

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski tha se aplikacioni m.Shërbime, do t’u lejojë qytetarëve të kenë letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe dokumente të tjera në formë elektronike, në një vend në telefonin e tyre celular.

“Një vit më parë, versioni demo u promovua në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Që atëherë, disa mijëra qytetarë e kanë testuar aplikacionin dhe kemi marrë më shumë se 200 komente. Përveç kësaj, gjatë analizës që kryem, identifikuam disa aspekte të funksionalitetit që duheshin përmirësuar. Elementi i dytë i rëndësishëm ishte të biem dakord për një protokoll shkëmbimi të dhënash me Ministrinë e Brendshme, pasi Ministria e Brendshme është institucioni burimor për të dhënat nga letërnjoftimet dhe patenta e shoferit”, tha Andonovski për “360 shkallë”.

Ai theksoi se letërnjoftimet dhe patenta e shoferit janë vetëm fillimi në zhvillimin e aplikacionit.

“Ideja është që m.Shërbime të vijë në jetë si një super aplikacion. Qëllimi nuk është që të ketë të disponueshme vetëm letërnjoftimin dhe patentën e shoferit, por të funksionojë si një portofol dixhital në të cilin qytetarët do të jenë në gjendje të kenë dokumente të tjera që përdorin shpesh në një vend, siç janë certifikatat, diplomat”, tha Ministri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.